DYLON

Arbër Ismajli shprehet falënderues për mikpritjen e mrekullueshme që ua bënë bashkatdhetarët në Zvicër

Arbër Ismajli shprehet falënderues për mikpritjen e mrekullueshme që ua bënë bashkatdhetarët në Zvicër
Avatar photo Redaksia

“Ndjenjë super fantastike të jem në mesin e bashkatdhetarëve tanë në Zurich të Zvicrës”,  ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar komune, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai bëri të ditur se bashkë me nënkryetarin e LDK-së, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Lutfi Hazirin, patën kënaqësinë të bashkëbisedojmë me shumë gjilanas në Zurich.

EkoHigjiena

“Faleminderit nga zemra prej organizatorëve Ramadush Emini, Shadie Shkodra dhe Haki Byqmeti, e secilin bashkëveprimtarë edhe përtej LDK-së, të cilët kanë marrë pjesë në këtë takim. Ju pres në Gjilanin tonë të festojmë së bashku fitoren e madhe. Faleminderit miliona herë për këtë pritje të mrekullueshme”,  thotë Arbër Ismajli, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit, synon postin e të parit të komunës duke qenë kandidat i LDK-së për kryetar komune.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.