DYLON

Arbër Ismajli sërish ngrit zërin kundër vendimeve të qeverisë, i quan të ngutshme e të dëmshme

Arbër Ismajli sërish ngrit zërin kundër vendimeve të qeverisë, i quan të ngutshme e të dëmshme
Avatar photo Redaksia

Nënkryetar i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli thotë se vendimet e qeverisë që kanë të bëjnë me masat anticovid janë të ngutshme dhe të dëmshme, po pësojnë shumë biznese nga to!

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli vazhdon të pohojë se mbyllja e gastronomisë është vendimi më i gabuar dhe i ngutshëm i Qeverisë. Nuk po pësojnë  vetëm gastronomet por një zinxhirë biznesesh. Po ashtu vendimet e qeverisë kanë dëmtuar edhe sektorin e transportueseve.

EkoHigjiena

“Kemi parë disa vendime të Qeverive të kaluara dhe nga ajo e tashme, vendime të cilat po na kthejnë në pikën zero, përderisa rajoni ka filluar të hapet. Mbyllja e gastronomisë është vendimi më i gabuar dhe i ngutshëm i Qeverisë, pasi gastronomët janë vetëm shërbyes”, ka thënë ismajli, transmeton Portlai 2LONLINE.com.

Sipas tij, nga ky vendim nuk pësojnë vetëm gastronomet pasi është një rrjet shumë më i madh zixhiror, sepse pësojnë shumë biznese tjera simotra që janë furnitorë të gatronomisë.

“ Edhe te Shoqata e Transportuesve, Qeveria duhet ta përmbushë marrëveshjen e arritur në mes Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionimin e operatorëve të transportit, sepse edhe kjo shoqatë është dëmtuar rëndë nga këto vendime”, ka thënë nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.