DYLON

Arbër Ismajli: Qeverisja jonë do të jetë përkrahë bizneseve, për mundësi rritje dhe zhvillimi për Gjilanin e Ri

Arbër Ismajli: Qeverisja jonë do të jetë përkrahë bizneseve, për mundësi rritje dhe zhvillimi për Gjilanin e Ri
Avatar photo Redaksia

“Bashkë, si qeverisje e ardhshme do të jemi përkrah tyre, në çdo kohë, e në çdo çast deri në realizmin e kërkesave dhe interesave tyre jetike për mundësi rritje dhe zhvillimi për Gjilanin e Ri”, ka thënë Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, gjatë vizitën në Flora Rehau“, e siç tha ai, “një nga bizneset e suksesshme që po e bëjnë krenar qytetin tonë”.

Postimi i tij i plotë:

“FLORA REHAU” nga Gjilani është një nga bizneset e suksesshme që po e bëjnë krenar qytetin tonë.

Kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm ishte vizita jonë në këtë fabrikë.

Me operimin e tyre, “FLORA REHAU” është fabrikë e cila është shembulli më i mirë i punës, përkushtimit dhe inovacionit vendor, duke krijuar produkte cilësore me standartet më të larta, vende pune për qytetarët tanë dhe duke e forcuar ekonominë lokale, ekonomi e cila nuk po gjen përkrahje nga pushteti aktual.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë z. Cen Osmani dhe z. Bekim Shala, dy njerëz të dalluar dhe të përkushtuar që me punën e tyre po e bëjnë diferencimin e së mirës në prodhim dhe plasim tregu.

Bizneset e tilla si “FLORA REHAU”, janë pasuri e jona kombëtare dhe dëshmojnë se Gjilani ka fuqi për të qenë shembull zhvillimi e ndërtimi.

Bashkë, si qeverisje e ardhshme do të jemi përkrah tyre, në çdo kohë, e në çdo çast deri në realizmin e kërkesave dhe interesave tyre jetike për mundësi rritje dhe zhvillimi për Gjilanin e Ri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.