Arbër Ismajli prezanton listën garuese për zgjedhjet e tetorit
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka prezantuar sot listën garuese të kandidatëve për Asamblenë Komunale të Gjilanit.
“Po ua prezantojmë ekipin tonë të kandidatëve për Asamblenë Komunale të Gjilanit me njerëz të ndershëm, profesionistë të dëshmuar, aktivistë të palodhur dhe zë përfaqësues të qytetarëve”, ka thënë Ismajli.
Sipas tij, kjo listë është pasqyrë e vlerave me përvojë, integritet, përkushtim dhe vizion. Ismajli thotë se në të gjeni përfaqësues nga të gjitha lagjet, fshatrat dhe komunitetet e Gjilanit. Burra e gra që i bashkon dashuria për qytetin tonë dhe dëshira për ta parë atë duke u zhvilluar.
“Lista jonë është sinonim i njerëzve kredibil të cilët janë me përplot përvojë, integritet, përkushtim dhe vizion. Bashkë me ta, synimi jonë është ta kthejmë besimin në komunë, t’i hapim rrugë rindërtimit të Komunës së Gjilanit dhe të sjellim ndryshimin që qyteti ynë e meriton. Më 12 tetor, le ta kthejmë bashkë Gjilanin në rrugën e zhvillimit e të përparimit”, ka thënë Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar komune. /2LONLINE/
