DYLON

Arbër Ismajli: Plot besim, entuziazëm dhe përkushtim për ditën e ndryshimit

Arbër Ismajli: Plot besim, entuziazëm dhe përkushtim për ditën e ndryshimit
Avatar photo Redaksia

/Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Sonte, bashkë me partnerin tonë të koalicionit PDK-në dhe kryetarin e saj Riad Rashiti, takuam strukturat tona në qytet.

Atmosfera ishte fantastike, plot besim, entuziazëm dhe përkushtim për ditën e ndryshimit.

Në çdo fytyrë të këtyre intelektualëve e patriotëve shihej dëshira për ndryshim, për zhvillim, për një qeverisje që i kthen dinjitetin qytetarëve.

Qytetarët e këtij vendi të ndershëm e punëtor nuk meritojnë përçarje, shpifje e mashtrime. Gjilani meriton punë, drejtësi, parime dhe mundësi për të gjithë dhe këtë do ta sjellim bashkë, me një vizion të përbashkët, me njerëz që e duan qytetin dhe që dinë ta udhëheqin me zemër e me shpirtë për këtë qytet.

Gjilani është gati për hapin vendimtar, për fitoren që na bashkon, që i jep fund përçarjeve dhe linqimeve, e mbi të gjitha, që e kthen qeverisjen për qytetarët drejt një zhvillimi të dinjitetshëm e parimor.

Kjo do të jetë fitorja e qytetarëve. Kjo do të jetë fitorja e shpresës dhe kjo do të jetë fitorja e bashkimit. Këtë herë nuk do të jetë vetëm balotazhi.

Është referendumi i gjilanasve të ndershëm, që duan zhvillim, duan punë, duan ndryshim. Është momenti kur qytetarët vendosin t’i thonë “mjaft” mashtrimeve, përçarjeve e shantazheve që e kanë mbajtur qytetin peng për 4 vite.

Më 9 nëntor, Gjilani voton për dinjitet, për punë, për zhvillim, për bashkim.

Ju ftojmë ta votoni numrin 113 për LDK-në dhe për mua si kandidat për kryetar. Sepse, kjo përveç që është një garë politike, kjo do të jetë beteja vendimtare e shpresës dhe zhvillimit për qytetarët dhe për Gjilanin tonë të zemrës.

Faleminderit shumë dhe do t’ju jem mirënjohës për jetë e mot!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.