DYLON

Arbër Ismajli në mbështetje të Nazim Mehmetit, kandidatit të LDK-së për Asamble Komunale

Arbër Ismajli në mbështetje të Nazim Mehmetit, kandidatit të LDK-së për Asamble Komunale
Avatar photo Redaksia

Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, në mbështetje të Nazim Mehmetit, kandidatit të këtij subjekti politik, për Asamble Komunale

***

Kaluam një takim shumë të ngrohtë me familjen Mehmeti, familjen e kandidatit tonë për Asamble Komunale, Nazim Mehmeti apo Nazim Atalanta, siç e njeh krejt Gjilani.

Faleminderit nga zemra për mikpritjen e sinqertë dhe për mbështetjen e fuqishme që po i japin Nazimit dhe ekipit tonë.

Kjo familje është model i mirëfilltë i vlerave që e mbajnë gjallë qytetin tonë me shumë dashni për punën, me respekt për njerëzit dhe besim në të ardhmen e Gjilanit të ri.

Nazimi me numrin 28 në listën tonë fituese është njeri i fjalës, i drejtësisë dhe i përkushtimit për ndërtimin e politikave publike për Gjilanin e ri.

Ai e njeh çdo cep të Gjilanit dhe e di mirë çka i duhet këtij qyteti të bekuar që të ecë përpara.

Me njerëz si Nazimi dhe me një familje të mrekullueshme si e tij, ne po ndërtojmë një Gjilan të ri modern, me përplot dinjitet dhe bashkim.

Bashkë kemi me e kthye besimin e njerëzve në politikë, me punë të ndershme dhe me zemër për qytetin tonë.

Faleminderit shumë për përkrahjen familja e madhe e Nazim Atalantës.

Do të jemi përherë bashkë në çdo betejë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.