DYLON

Arbër Ismajli: Në Gjenevë të Zvicrës u ndjeva sikur isha në zemër të Gjilanit

Arbër Ismajli: Në Gjenevë të Zvicrës u ndjeva sikur isha në zemër të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Bashkatdhetarët tanë me energjinë, idetë dhe dashurinë e tyre për vendlindjen na treguan edhe njëherë se sa e fuqishme është diaspora jonë. Bashkë me nënkryetarin e LDK-së, njëherit, deputetin e Kuvendit të Republikës, z. Lutfi Haziri, dhe, mikun tonë kandidat për Asamble Komunale, Fitim Guda, vizituam miqtë tanë në Gjenevë, qytetarët e Gjilanit, të cilët na dhanë përkrahjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme për rrugën e tyre drejtë Gjilanit të ri”, thotë Arbër Ismajli, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar komune, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ismajli ka thënë se këta bashkatdhetarë, me dashninë e tyre për vendlindjen dhe me vizionin që mbajnë për një Gjilan më të zhvilluar, treguan se sa e rëndësishme është lidhja tyre prej mërgate me qytetin e tyre të zemrës, Gjilanin e përbashkët.

EkoHigjiena

Ai tha se në fytyrat dhe çdo fjalë të tyre ndihej përgjegjësia e madhe që mbartin për familjet e tyre në Gjilan, por edhe krenaria e thellë që janë pjesë e historisë së suksesit të kombit tonë.

Ata janë shembull i gjallë se si sakrifica, puna dhe përkushtimi mund të bëhen ura lidhëse mes Kosovës dhe diasporës.

“Një falënderim i posaçëm i takon mikut tonë të çmuar, Besnik Benz, dhe kryesisë së Nëndegës së Gjenevës, të cilët me mikpritjen dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm bënë që ky organizim të jetë historik dhe mbamendës”, ka thënë Ismajli i LDK-së.

Ai shto ise kontributi i gjithë mërgatës sonë, është dëshmia më e mirë se vetëm bashkë, pa dallim sa larg jemi, mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetin tonë dhe për Kosovën, në veçanti.

“Bashkatdhetarët tanë nga Gjeneva e Zvicrës na dhanë energji të re, besim e forcë që së bashkë do ta jetësojmë vullnetin e qytetarëve të Gjilanit me datë 12 tetor.  Koha e keqqeverisjes politike në Gjilan ka mbaruar. Është koha e përgjegjësisë, angazhimit e përpjekjes së përbashkët për një qeverisje të drejtë e shumë parimore”, ka thënë Arbër Ismajli, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit, synon postin e të parit të komunës duke qenë kandidat i LDK-së për kryetar komune.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.