DYLON

Arbër Ismajli kritikon pushtetin komunal për mos pagesë të zjarrfikësve vullnetarë

Arbër Ismajli kritikon pushtetin komunal për mos pagesë të zjarrfikësve vullnetarë
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, Arbër Ismajli ka thënë se kanë kaluar dy muaj dhe ende asnjë pagë për zjarrfikësit vullnetarë, të cilët janë me kontratë përmes Komunës dhe Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve.

“Këta njerëz kanë sakrifikuar ditë e natë për sigurinë e qytetarëve tanë, sidomos, në këto kohë të ballafaqimit me zjarre të fuqishme, duke rrezikuar edhe jetën e tyre për të qenë në vijën e parë të rrezikut, dhe si rezultat i kësaj, Komuna u ka kthyer si shpërblim vetëm neglizhencë, padrejtësi dhe mohim të pagës për ta dhe mirëqenien e familjeve të tyre”, ka thënë Ismajli i LDK-së.

EkoHigjiena

Sipas tij, është vërtetë e turpshme çka është ka ndodhë. Shumë kategori kanë mbetur pa paga me muaj të tërë, ndërsa, pushteti aktual, akomodohet me reklamime të projekteve milionëshe në vizatime.

“Kjo është fyerje ndaj sakrificës, padrejtësi ndaj punës, dhe, një shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetari i LDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/