DYLON

Arbër Ismajli: Gjilani sot është shembulli më i mirë se si nuk duhet të qeveriset një qytet!

Arbër Ismajli: Gjilani sot është shembulli më i mirë se si nuk duhet të qeveriset një qytet!
Redaksia

Arbër Ismajli, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, ka kritikuar pushtetin në Gjilan se është i papërgjegjshëm, për realizim të projekteve pa planifikim, koordinim, duke shkaktuar bllokada totale, kaos në trafik dhe duke ua vështirësua jetën qytetarëve.

Ai tha se Gjilani sot është shembulli më i mirë se si nuk duhet të qeveriset një qytet. Rrugët hapen e mbyllen brenda një viti nga katër herë, pa planifikim, pa koordinim dhe pa asnjë përgjegjësi. Bllokada totale, kaos në trafik dhe qytetarët që çdo ditë po e paguajnë çmimin e kësaj papërgjegjësie.

EkoHigjiena

“E kemi paralajmëruar qe moti se ky pushtet nuk po di të bëjë punë të mira e të qëndrueshme. Pese vjet në qeverisje dhe ende pa ndonjë projekt madhor të përfunduar që ta dëshmojë punën e tyre. E më e keqja është se mjaftojnë pak të reshura shiu dhe qyteti përballet me vështirësi të mëdha.  Paramendojeni çka do të ndodhë kur të vije dimri, me reshje më të dendura, baltë, ujë e rrugë të pakalueshme”, ka thënë Ismajli.

Arbër Ismajli, që njëherësh është edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit ka thënë se Gjilani është bërë shembulli më i keq në nivel Republike i katrahurës urbane. Katrahurë kjo, sipas tij, të cilën nuk e kemi parë asnjëherë viteve te fundit.

“Qyteti dhe qytetarët kanë nevoje për planifikim, përgjegjësi dhe punë që kryhen si duhet. Për besë, nuk e meritojnë dhe nuk ja kemi pas borxh askujt sjelljen e kësaj gjendje”, ka thënë Arbër Ismajli nga LDK-ja.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.