DYLON

Arbër Ismajli ftesë bashkatdhetarëve të votojnë në balotazh për të hapur kapitullin e Gjilanit të Ri

Arbër Ismajli ftesë bashkatdhetarëve të votojnë në balotazh për të hapur kapitullin e Gjilanit të Ri
Avatar photo Redaksia

Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit do të ballafaqohet në balotazh, me Alban Hysenin, kryetarin aktual të Gjilanit, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat.

Ismajli iu është drejtuar sot bashkatdhetarëve, nga të cilët ka kërkuar që për balotazhin e 9 nëntorit, të mobilizohen dhe me votën e tyre ta kthejnë drejtimin e qytetit tonë dhe ta hapim kapitullin e Gjilanit të Ri, qytetit të zhvillimit, të dinjitetit dhe të bashkimit.

EkoHigjiena

“Ju që çdo herë keni qenë zemra e Gjilanit, kudo që jetoni e punoni, po ju drejtohem me mirënjohje e besim të plotë. Falë jush, Gjilani gjithmonë ka fituar! Edhe këtë herë, më 9 nëntor, kemi një mundësi të madhe që ta kthejmë drejtimin e qytetit tonë dhe ta hapim kapitullin e Gjilanit të ri, qytetit të zhvillimit, të dinjitetit dhe të bashkimit”, ka thënë Ismajli.

AI tha se dëshiron t’i njoftojë të gjithë ata që janë regjistruar për votim me postë para fushatës zgjedhore të vitit 2025, do të keni mundësinë të votojnë sërish në këtë proces të balotazhit nga data 27 Tetor deri me datë 08 Nëntor. Prandaj, Ismajli iu ka bërë thirrje që të mobilizohen masivisht, si gjithmonë, dhe ta dërgojnë votën e tyre për Gjilanin, për qytetin e tyre, për qytetin tonë të përbashkët!

“Faleminderit nga zemra për përkushtimin, përkrahjen dhe dashninë e pakushtëzuar që tregoni ndaj vendlindjes. Së bashku, po e sjellim ndryshimin që Gjilani e meriton”, ka thënë Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit në garën e balotazhit.  /2LONLINE/