DYLON

Arbër Ismajli dhe Riad Rashiti takojnë banorët e Malishevës

Arbër Ismajli dhe Riad Rashiti takojnë banorët e Malishevës
Avatar photo Redaksia

Ditë më parë LDK e PDK arritën marrëveshje për garën e balotazhit në Gjilan, e sonte, Arbër Ismajli i LDK-së, që do të kërkojë postin e kryetarit në garën e balotazhit të 9 nëntorit dhe kryetari i Degës së PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti, bashkë, takuan qytetarët e Malishevës.

“Sonte, së bashku me kryetarin e PDK-së, Riad Rashiti, pata nderin të takoj banorët e Malisheves së Heroit të Kombit Abdullah Tahiri, një pjesë e Gjilanit që gjithmonë ka dhuruar intelektualë, funksionarë dhe njerëz të jashtëzakonshëm për zhvillimin e shoqërisë dhe të cilët janë bashkuar në vizionin tonë për ndryshimin përfundimtar të mentalitetit të një qeverisje e cila ka dëshmuar që nuk është e interesuar aspak për zhvillimin e Gjilanit”, ka thënë me këtë rast Arbër Ismajli.

EkoHigjiena

Ai shtoi se: “Bisedat dhe vullneti i tyre na japin motivim të madh për të sjellë ndryshimin që Gjilani i ri e meriton”.

”Me zemër dhe angazhim, po përgatitemi për 9 nëntorin, ditën kur së bashku do të fillojmë ndërtimin e një të ardhme shumë të mirë për qytetin dhe qytetarët tanë”, ka thënë Arbër Ismajli i LDk-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.