DYLON

Arbër Ismajli: Bresalci na bashkoi – me plot zëra e zemra që bashkohen për projektin Gjilani i ri

Arbër Ismajli: Bresalci na bashkoi – me plot zëra e zemra që bashkohen për projektin Gjilani i ri
Avatar photo Redaksia

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Mikpritje e jashtëzakonshme në Bresalc,

Bresalci na bashkoi në takimin e rëndësishëm madhështor me qytetarët e saj, dhe me bashkëqytetarët nga Poneshi, Vërbica e Zhegoci, Kishnapole, Zhegoci, Sllakoci e Gadishi.

Në një atmosferë shpresdhënëse, festive dhe kryengritëse, këta qytetarë të lënë krejtësisht në harresë nga qeverisja aktuale, kanë vendosur që zëri i tyre të mos lihet tutje nën mëshirën e fatit, por të ndëgjohet dhe vlerësohet nga ana e qeverisjes sonë të ardhshme.

Janë besatuar drejtë vizionit dhe misionit tonë të ardhshëm për një qeverisje të drejtë, më parimore e më institucionale.

Ishte një takim i madh, me plot zëra e zemra që bashkohen për projektin Gjilani i ri.

Fjalët dhe duartrokitjet e tyre janë forca ime më e madhe për të vazhduar këtë rrugëtim të përbashkët.

Ju falënderoj nga zemra për besimin e sinqertë dhe për mbështetjen e parezervë që po na e jepni kudo që shkojmë.

Bashkë, jo vetëm që do ta ndryshojmë Gjilanin, por do ta bëjmë qytetin tonë vend ku secili do të ndihet krenar e i lumtur me qeverisjen e re me qytetarët.

Faleminderit shumë Bresalci, Poneshi, Vërbica e Zhegoci, Kishnapole, Zhegoci, Sllakoci e Gadishi.

Ju jam mirënjohës për jetë e mot për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Gjithmonë, do të mbeteni krahë imi i djathtë për punë të mëdha e për punë të hajrit për Gjilanin e ri!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.