DYLON

Arbër Ismajli: Besimin qytetar do ta kthejmë në fitore për gjithë qytetin

Arbër Ismajli: Besimin qytetar do ta kthejmë në fitore për gjithë qytetin
Avatar photo Redaksia

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

***

Bashkë me një pjesë të Nëndegës “2 Korriku”, patëm kënaqësinë të jemi në konakun e familjes Sejdiu, një familje e nderuar e cila është tërësisht e dëshpëruar me qeverisjen aktuale dhe e cila do të jetë familje kontributdhënëse në rrugëtimin tonë të përbashkët për Gjilanin e ri.

Familja Sejdiu është shembull i vlerave tona për mikpritje, besë e përkushtim.

Forca dhe motivi jonë vjen nga njerëz të tillë, të cilët me zemër e shpirt qëndrojnë pranë nesh.

Gjilani ka nevojë për këtë frymë bashkimi, për këtë vullnet të pastër qytetarë e organizativ.

Ne do ta dërgojmë përpara këtë besim dhe do ta kthejmë në fitore për të gjithë qytetin me 12 tetor.

Faleminderit shumë për ftesën dhe frymën e bashkimit për të bashkëqeverisur me qytetarët dhe për qytetarët.

Jemi bashkë deri në fitorën e madhe!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.