DYLON

Arbenita Sopi Haziri: Administrata e Gjilanit ofroi mbi 92 mijë shërbime gjatë vitit 2025

Arbenita Sopi Haziri: Administrata e Gjilanit ofroi mbi 92 mijë shërbime gjatë vitit 2025
Avatar photo Redaksia

“Drejtoria e Administratës e Komunës së Gjilanit, e ka mbyllur vitin 2025 me shumë punë të mira”, ka thënë ushtruesja e detyrës së drejtorit, Arbenita Sopi Haziri, sipas të cilës, në Kuvendin Komunal, miratuan vendimin për largimin e gjobës për regjistrimin e mëvonshëm të lindjeve, për të mundësuar regjistrimin pa gjobë të fëmijëve tanë të lindur jashtë vendit.

Po ashtu kanë rikthyer në funksion e-kioskun e dytë, për shërbime sa më afër qytetarit.

EkoHigjiena

“Transformuam hapësirat në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, vendosëm ashensorin në objektin e Administratës dhe vendosëm sportelin për persona me nevoja të veçanta”, tha Sopi Haziri.

U. d e drejtorit të Administratës, theksoi se në sektorin e Gjendjes Civile, janë ofruar mbi 92 mijë shërbime. Në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, janë pranuar mbi 100 mijë kërkesa.

Derisa tregoi se kanë organizuar dëgjimet publike për: Buxhetimin me Pjesëmarrje, Kornizën Afatmesme Buxhetore dhe Buxhetin 2026.

“Në korrik dhe gusht kemi punuar edhe të shtunave, me orar të zgjatur për mërgatën tonë. Falënderoj stafin e zyrtarëve për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe angazhimin e pandalshëm gjatë gjithë vitit, në shërbim të qytetarëve”, tha drejtoresha Arbenita Sopi Haziri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.