DYLON

“Arbën Xhaferi” përfundon këtë vit

“Arbën Xhaferi” përfundon këtë vit
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, te enjten realizuan vizitë inspektuese punimeve në urën Kaçanik-Hani i Elezit, 5.7 kilometra e gjatë, pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Gjatë kësaj vizite u informuan nga afër me dinamikën e punimeve nga Drejtori i Projektit Riyadh Alkhazraji, i cili tha se punimet në këtë segment, i cili shënon edhe fundin e autostradës “Arbën Xhaferi”, janë duke u realizuar 7 ditë në javë, me dy ndërrime, dhe se në këtë segment janë të angazhuara mbi 300 kompani vendore me afro 4000 punonjës.

Haradinaj dhe Lekaj kanë kërkuar nga kompania që të mbahet dinamika e punimeve, në mënyrë që kjo autostradë të jetë e gatshme për festat e fundvitit.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.