DYLON

Arben Mustafa i PDK-së ngrit shqetësimin e tij për mungesë të stentave në QKUK, kritikon kryeministrin Kurti

Arben Mustafa i PDK-së ngrit shqetësimin e tij për mungesë të stentave në QKUK, kritikon kryeministrin Kurti
Avatar photo Redaksia

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka ngritur shqetësimin e tij për mungesën e stentave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ai ka vënë në thumb të kritikave të tij, kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se: “ai që mori 51% të votave po merret me plane për ta mbajtur vendin të bllokuar dhe për ta çuar në zgjedhje të reja”.

“Në QKUK raportohet se mungojnë stentat. Ndërsa, ai që mori 51% të votave po merret me plane për ta mbajtur vendin të bllokuar dhe për ta çuar në zgjedhje të reja. Kush po e pengon Albin Kurtin dhe qeverinë e tij që ta furnizojë QKUK-në me stenta dhe të shpëtojë jetë?!”, thuhet në reagimin e deputetit të PDK-së, Arben Mustafa.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.