DYLON

Arben Mehmeti zgjidhet kryetar i Komitetit të Arsimit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka themeluar të premten Komitetin për Arsim (KA) dhe ka zgjedhur në krye të kësaj trupe profesionale Arben Mehmetin (LDK), i cili është pjesëmarrës i katër përbërjeve të deritashme të vendimmarrjes komunale.

Për zgjedhjen e Mehmetit në krye të KA kanë votuar katër anëtarë (LDK-AAK), ndërsa dy të tjerë, Fehmi Sylejmani (VV) e Shukrije Rapuca (PDK) kanë abstenuar, me arsyetim se Mehmeti nuk i përket fushës së arsimit.

EkoHigjiena

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se nuk ka vonesa në konstituivin e organeve komunale dhe jo rastësisht themelimi i kësaj trupe profesionale arsimore po bëhet më 7 mars –ditën e Mësuesit.

Vendimi i KA për të zgjedhur Arben Mehmetin në krye të tij, është përshëndetur edhe nga  Nazmi Musa, drejtor komunal i Arsimit, i cili ka kërkuar që kjo trupë profesionale të mos politizohet për qëllime partiake.

Duke marrë parasysh se në Drejtorinë e Arsimit janë konstatuar shkelje nga përbërja e kaluar qeverisëse, Musa ka thënë se Mehmeti do të kujdeset për zbatimin e ligjit në këtë sektor, sepse është jurist.

Kurse Arben Mehmeti tha se ai ka njohuri të mjaftueshme për arsimin, sepse si anëtar i Kuvendit Komunal ka marrë pjesë në të gjitha komisionet për hartimin e rregulloreve dhe miratimin e vendimeve që kanë të bëjnë me këtë sektor, ndërkohë që tha se ka punuar edhe si mësimdhënës për dy vite. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.