DYLON

Arben Maliqi përjashtohet nga AKR

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Arben Maliqi aktualisht këshilltar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, është përjashtuar nga AKR, partisë të cilës i takonte deri më sot.

“Dega e AKR-së në Gjilan, në bashkëpunim më përfaqësuesit e qendrës, duke pasur për bazë përgjegjësinë direkte të udhëheqësit të fushatës, njëkohësisht i ngarkuar me financa, Arben Maliqi dhe dëshmitë për keqpërdorim te detyrës zyrtare dhe sabotim të fushatës zgjedhore, ka marrë vendim të përjashtojë nga anëtarësia e AKR-se Maliqin, me çka edhe i pushojnë të gjitha drejtat dhe përgjegjësitë ndaj AKR-së”, ka thënë  për 2lonline Sami Spahiu, sekretar i derisotshëm i Degës së AKR-së.

EkoHigjiena

Ai tha se AKR më këtë rast shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në Gjilan dhe njëkohësisht ju bën me dije të gjithë qytetarëve të Gjilanit, se është e vendosur të ndërtojë subjekt politik liberal, që i shërben qytetarit dhe interesave të tij. AKR, asnjëherë nuk do të jetë peng i atyre të cilët pretendojnë të keqpërdorin të mirat e subjektit AKR.

Ndryshe, Spahiu ka bërë të ditur se Dega e AKR-së në Gjilan, ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë së degës në të cilën morën pjesë edhe zyrtarët nga kryesia qendrore e partisë. Në këtë mbledhje u shqyrtua raporti i degës për zgjedhjet lokale të vitit 2013, ku pas diskutimeve të shumta, u konkludua se faktor ndikues në rezultatin jo të kënaqshëm në zgjedhjet lokale, ishte mungesa e përgjegjësisë nga drejtuesit e fushatës zgjedhore.

Ai tha se në mbledhje u diskutua edhe për raportin financiar të përgatitur nga Komisioni i degës. Nga raporti janë vërtetuar parregullsi në menaxhimin e financave, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt edhe në pamundësinë e zhvillimit te aktiviteteve politike, duke ja pamundësuar degës së AKR-së në Gjilan paraqitjen e projektit zgjedhor para opinionit publik.

Më pas ai bëri të ditur edhe vendimin që është marrë dhe arsyet për përjashtimin e Maliqit nga AKR. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.