Arbana Xharra ka të drejt
Fadil KAJTAZI
/2L ONLINE/ – Po të shikohet me kujdes dhe pa “emocione” përfitimi i Kosovës nga politika e shtetit shqiptarë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, del të jetë përvojë e keqe nga se të gjitha strukturat politike që kanë udhëhequr në Shqipëri gjatë kësaj periudhe çështjen e Kosovës e kanë shfrytëzuar për përfitim politik apo për përfitim material, thjesht biznes.
Në mënyrë kronologjike një tablo e implikimeve të strukturave të “korruptuara” siç thotë Albana ne punët politike të Kosovës kur ajo ishte në ditët më të vështira do të dukej kështu: Masakra e Tivarit 1945; 1994-1997, tendencat e politikes shqiptare që çështjen e Kosovës ta dërgojnë në Dejton dhe ta zgjidhin në kuadër të një “Autonomie të zgjeruar” brenda Jugosllavisë së mbetur Serbi-Mali i Zi; 1997-1999, organizimet e politikës së shtetit shqiptar për të ndërruar me forcë lidershipin kosovarë dhe për të vendosë në vend të tij struktura të pa ditura dhe pa autoritet.
Organizimi i sistemit të vrasjeve politike dhe sistemit të korrupsionit janë “dhuratë” e politikës së shtetit shqiptarë të këtyre viteve pasojat e të cilit sot po i ndien Kosova si në aspektin e zhvillimit normal të saj ashtu e dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Gjykata speciale është njëri nga këto produkte. Për të qenë korrekt, strukturat politike të shtetit shqiptarë të cilat kanë pasur qasje të ekuilibruar dhe pragmatike sa i përket Kosovës kanë qenë ato që kanë udhëheqë gjatë viteve 1990-1992 në kohën sa president ishte Ramiz Alia.
Për të ilustruar këtë po përmendim një vendim të kryeministrit Edi Rama marrë dy vite më parë për faljen e stoqeve të armatimit Irakut dhe Afganistanit nga se nuk po kanë mundësi t’i shkatërrojnë. Ndërkohë që në ditët më të zeza për Kosovën, ne jemi detyruar që nga parat e mbledhura nga mërgata dhe popullsia në Kosovë të blejmë armatim nga matrapazët të cilët ishin ndërmjetësues të strukturave shtetërore shqiptare për ta shitur këtë armatim.
Arbana Xharra ka të drejt, ky ndërmjetësim më tepër është biznes. Ndërmjetësimi më i mirë dhe më i sinqertë ishte ai i Sekretarit të Shtetit Amerikan John Kerry.
Ata qe nuk e kuptojnë janë …?!
