DYLON

Arban Abrashi emërohet zëdhënës i Qeverisë

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka emër ministrin e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në detyrën e zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryeministri Mustafa, në mbledhjen e nëntë të Qeverisë, të zhvilluar të mërkurën, e ka njoftuar kabinetin qeveritar për vendimin e tij për emërimin e ministrit të Punës dhe të Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në detyrën e zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin dhe avancimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me mediet dhe me shoqërinë civile, në shërbim të transparencës dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.