DYLON

Ara me grurë digjet edhe në fshatin Tomancë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në stacionin e Ranillugut ka pranuar një informatë lidhur me një zjarr që ka ndodhë në fshatin Tomancë të po kësaj komune. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan tha se me t’u pranua informata, njësitet e Policisë së Kosovës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku po ashtu kanë intervenu edhe njësitet e Zjarrfikësve nga Kamenica, të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.

Sipas deklaratës së ankuesit besohet se janë djegur rreth 12 ari grurë.

EkoHigjiena

“Polica e Kosovës për mes rrugëve operative ka ardhur deri te informata e qëndrueshme se zjarri i përhapur është shkaktuar nga një i afërm i të dëmtuarit serb shtetas i Kosovës, i cili sipas deklaratës së tij, pasi kishte ndezur disa mbeturina të barit të thatë me qëllim për ta pastruar arën e vetë në moment zjarri ka dal jashtë kontrollit duke e djegur arën fqinje”, ka thënë toger Hashani.

Ai është intervistua dhe lënda procedohet në Gjykatë. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.