DYLON

Aprovohet Plani Lokal i Veprimit për Riintegrim të të Riatdhesuarve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komisioni Komunal për Ri-integrim nën kryesimin e udhëheqësit të këtij Komisioni Përparim Sadikut, mbajti takim dhe diskutuan mbi gjendjen e personave të riatdhesuar. Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit pasi diskutuan rreth Planit Lokal të Veprimit për Riintegrim të të Riatdhesuarve aprovuan këtë plan me shumicë votash, dhe ky plan pritet të shkoj për miratim në Kuvendin Komunal të Vitisë.

Komisioni njëherë shprehi shqetësim edhe me kufizimet që ka Ligji mbi të Riatdhesuarit, përkatësisht rregulloret që kanë të bëjnë me riintergrimin e personave të riatdhesuar, kryesisht shqetësimi ka të bëjë me procedurën e pritjes kohore gjashtëmujore përderisa Ministria ta shqyrtoj lëndën e të riatdhesuarit dhe koha e shkurtër e përkujdesjes në afat dymbëdhjetë muaj nga ana e Qeverisë, andaj ky komision rekomandoj të bëhet një rishikim i rregullativës ligjore që lidhët me riintegrimin e personave të riatdhesuar.

EkoHigjiena

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Astrit Bajrami , koordinator i regjionit të Gjilanit për riintergrimin e personave të riatdhesuar pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme./2L ONLINE/