DYLON

Aprovohet kërkesa e Bashkësisë Islame

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot në seancen e fundit për këtë vit të Kuvendit Komunal të Kamenicës, me këkrkesë të Bashkësisë Islame– në Kamenicë nga delegatët u miratua vendimi për dhënien e pronës publike në shfrytëzim për ndërtimin e objektit të Administratës për BIK-un në Kamenicë.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës Begzad Sinani kërkoi nga delegatët e kuvendit komunal që të mbështesin kërkesën e Bashkësisë Islame. “Kjo është kërkesë disavjeqare e BIK- ut të Kamenicës kërkoj nga ju delegatë që ta votoni këtë kërkesë të tyre me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve fetare në interest ë pergjithshëm e në veqanti në interes të komunitetit të besimit islam në komunën tonë, ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer me BIK-un në Kamenicë edhe për kërkesat tjera dhe projektet e përbashkëta në interes të qytetarëve ” tha kryetari Sinani.

EkoHigjiena

Bujar Fera – sekretar i BIK-ut në Kamenicë po ashtu kërkoi nga delegatët që të aprovohet kërkesa e tyre.

Për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për Bashkësinë Islame në Kamenicë votuan 11 delegatë ( Për ) dhe 9 ( Kundër) dhe 1 ( Një ) abstenim. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.