DYLON

Aprovohen propozimet për formimin e komiteteve konsultative

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Komiteti për politikë dhe financa në Komunën e Kamenicës i aprovoi të gjitha pikat e propozuara nga kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku, që të kalojnë në shqyrtim në seancën e ardhshme të Kuvendit. U aprovuan propozim vendimet për shpalljen e konkursit për formimin e komiteteve konsultative:

Komiteti për planifikim, zhvillim lokal ekonomik dhe ambient ,

EkoHigjiena

Komiteti për arsim kulturë, rini dhe sport dhe për persona me aftësi të veçanta.

Komiteti për shëndetësi, çështje sociale dhe emergjenca, si edhe një komitet për shërbime publike i cili do të formohet nga Kuvendi komunal.

Lidhur me projekt marrëveshjen në mes komunës edhe kompanisë regjionale “ECO Higjienës” nga Gjilani, kryetari i komunës Begzad Sinani dhe shpjegime për të cilat i kërkoi anëtari i KPF-së Besnik Rrudhani, duke thënë se dokumentet e kompletuara të marrëveshjes do t’i merrni para seancë së ardhshme të Kuvendit.

Po ashtu u aprovua edhe kërkesa e QKMF-së së Kamenicës për kompletimin me aparat të rëntgenit, si edhe propozim vendimi për lejimin e mjeteve financiare në shumë

prej 7000 eurosh, për kyçje në rrjetin elektrik të banesës kolektive ./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.