• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. Apostolova konfirmon mbështetjen për Gjilanin dhe komunat e Anamoravës
Gjilan Info+

Apostolova konfirmon mbështetjen për Gjilanin dhe komunat e Anamoravës

by Redaksia 2LONLINE 30 Gusht, 2018 4 min read
 Apostolova konfirmon mbështetjen për Gjilanin dhe komunat e Anamoravës

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim në zyren e tij shefen e Bashkimit Europian në Kosovës, Nataliya Apostolova, për të vazhduar në takimin e përbashkët me kryetarët e shtatë komunave të Anamoravës në Bibliotekën e Qytetit.

Kryetari Haziri, në hapjen e takimit të përbashkët, ka falënderuar Apolostolovën për vizitën dhe konfirmimin e mbështetjes për Gjilanin dhe komunat tjera të Anamoravës.

“BE në mënyrë permanente e ka mbështetur Gjilanin me projekte të ndryshme, sic është kjo bibliotekë gjigante sipas standardeve, pastaj parkun në lagjen “Dardania”, etj. E falënderoj ambasadoren Apostolova për rolin e saj në zhvillim, interesimin për komunat, politikat lokale dhe mundësitë që Komisioni Europian përmes IPA dhe programeve tjera i ofron komunave, për absorbimin e këtyre mundësive për zhvillim lokal ekonomik si mundësi e vetme dhe shpresë për njerëzit e rinj, për qiftet e reja dhe për njerëzit që presin mundësi punësimi”, ka thënë Haziri.

Shefja e Bashkimit Europian për Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se ka ardhur në Gjilan për të ofruar mbështetje për iniciativat e bashkëpunimit lokal, në veçanti ato që promovojnë tolerancën multietnike.

“Jam e kënaqur që jam sot në Gjilan dhe në këtë regjion të Kosovës me specifika të veçanta. Kjo pjesë e Kosovës përfiton shumë nga bashkëpunimi ndërkufitar. Ky regjion ka sfida në aspektin ekonomik, të punësimit, të rinisë etj, por ne ju themi se ju i keni miqtë, Bashkimin Europian, për t’ju dalë në ndihmë. Jemi këtu për të ofruar mbështetje për iniciativat e bashkëpunimit lokal, në veçanti ato që promovojnë tolerancën multietnike, si dhe për të diskutuar fushat e bashkëpunimit të përbashkët”, tha Apostolova.

Ajo ka inkurajuar krerët e komunave që të angazhohen në komunikim me autoritetet qendrore në mënyrë që të përfitojnë nga programet e Bashkimit Europian.

“Kushdo që vije në Gjilan do të xhelozoj kur e sheh këtë objekt të bibliotekës, e cila është ndërtuar nga BE. Unë ju konfirmoj që do ta rrisim mbështetjen për bizneset, farmerët, rininë etj. Me kryetarin Haziri u pajtuam që rinia është pjesa kryesor ee vendit dhe synojmë që të ofrojmë mbështetje në këtë fushë dhe të tjera. BE është mbështetësja kryesore e nivelit qendror dhe ne po bëjmë master plane dhe strategji, e me këtë rast, ju lus që të angazhoheni në komunikim me autoritetet qendrore në mënyrë që të përfitoni”, theksoi Apostolova.

Në takimin e sotëm kanë kontribuar me kërkesa dhe adresime për cështje të ndryshme edhe kryetarët tjerë të komunave të regjionit të Anamoravës.

Pas takimit, kryetari Haziri dhe ambasadorja Apostolova kanë vizituar të gjitha sektorët e Bibliotekës Rajonal “Fan S. Noli”.

Tags: aktuale Bashkimi Evropian Gjilan Lutfi Haziri Nataliya Apostolova
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

26 Maj, 2022

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera në Command and General Staff School (CGSS) në SHBA

25 Maj, 2022

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Gushicë

25 Maj, 2022

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë në automjet

25 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com