DYLON

Aplikimi i subjekteve politike deri më 16 maj

Avatar photo Redaksia

​Kjo javë dhe ajo e ardhshmja pritet të jenë shumë të zëna me transferime nëpër subjektet politike. Këto veprime thuajse kanë nisur qysh në ditën e parë të shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, ndërsa do të intensifikohen ditët në vazhdim.

Në një farë forme kjo situatë u është imponuar subjekteve politike, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten, me një vendim iu ka dhënë vetëm 7 ditë afat që të përgatiten listat e kandidatëve dhe të dorëzohen aplikimet për certifikim për zgjedhjet e 8 qershorit.

EkoHigjiena

“Aplikimi i subjekteve politike për certifikim do të fillojë më 8 maj dhe do të përfundojë më 16 maj, ndërsa publikimi i listave të kandidatëve të certifikuar dhe me çfarëdo ndryshimi do të përfundojë më 24 maj”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

Afati i shkurtër kohor parashihet se do t’i rrisë tensionet brenda partive, pasi shumë nga to kanë telashe brenda tyre, sidomos me përcaktimin e numrave për kandidatë, por edhe me ndryshimin e listave, krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2010.

Dy partitë më të mëdha PDK dhe LDK, kanë paralajmëruar se do të ketë befasi në listat e tyre prej 120 kandidatëve. Madje partia që ka qeverisur vendin për shtatë vjet – PDK, insiston se kandidatët e tyre që do të kërkojnë votën për deputetë, do të jenë të pastër nga përndjekjet për korrupsion. Këtë çështje ka kohë që kanë filluar ta përmendin zyrtarë të kësaj partie.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.