DYLON

Apelon Haziri: Virusi të merr me vete nëse nuk je i kujdesshëm

Apelon Haziri: Virusi të merr me vete nëse nuk je i kujdesshëm
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që të jenë të kujdesshëm për ta parandaluar përhapjen e COVID-19, duke thënë se virusi të merr me vete nëse nuk ke kujdes.

Këto komente Haziri i bëri në takimin e Komitetit të Gjilanit për menxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pass 15 rasteve të reja pozitive në këtë komunë.

“Për pesë muaj, kemi shënuar 804 raste pozitive në total, janë shëruar 604 persona, raste aktive janë 169, të hospitalizuar i kemi 48 persona, mostra në pritje janë 37, derisa fatkeqësisht 31 gjilanas e kanë humbur betejen me COVID-19. Ju lutem shumë, kujdesuni e mos u bëni për kujdes intenziv. Virusi nuk të pyet kush je, të merr me vetë nëse nuk je i kujdesshëm”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.