Apeli liron Salih Kqikun, drejtësia erdhi pas dy vitesh!

Apeli liron Salih Kqikun, drejtësia erdhi pas dy vitesh!

Më se dy vite mbajti peshën e padrejtësisë mbi supe. Dhe, kur erdhi drejtësia, ndonëse e vonuar megjithatë ia ktheu besimin se e drejta vonon, por nuk ka rrugë tjetër dhe ngadhënjen.

Kështu shprehet, Salih Kqiku, i cili mori aktgjykimin lirues ngas Gjykata Themelore e Gjilanit, ndërkohë që edhe Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesë e prokurorisë si të pabazuar duke vërtetuar kështu aktgjykimin lirues të Gjykatës së Gjilanit.

Megjithatë, siç thotë Kqiku, kjo padrejtësi ndaj tij ka sjellë shqetësime si për të dhe familjen e tij edhe për vet faktin se ai që nga fillimi ka qenë i bindur në pafajësi, bile thotë se për të kanë qenë të bindur edhe pala tjetër, por ja që , siç thotë ai, ka të tillë që kanë dashur ta njollosin punë dhe profesionalizmin e tij, të dëshmuar ndër vite, në shërbim të qytetarëve, nga pozitat përkatëse në institucionet shtetërore.

“Pata ballafaqim me një aktakuzë përgjatë dy viteve, e cila përveç që nuk kishte të bëjë me mua, nuk ishte as pjesë e virtyteve të mia. Unë iu shërbeva qytetarëve të qytetit tim prej nga paslufta, gjithmonë duke krijuar miq, e duke i ndihmuar me aq mundësi që na është dhënë, sepse për atë veçse kemi qenë të thirrur”, thotë Kqiku.

Ai shtoi se aktakuza ndaj tij e bërë në muajin shkurt 2018, nuk kishte bazë aspak dhe se ishte i bindur në pafajësinë e tij . “Se jam dhe do të dal i pafajshëm, këtë e kam besuar në çdo proces dhe e kanë besuar edhe ata të ndershmit e njerëzit bujar, po dhe sigurt për pafajësinë time e kanë ditur dhe vetë ata që ndoshta për synime të tyre personale tentuan të njollosin atë që kam ndërtuar ndër vite me mund, sakrificë, dhe profesionalizëm”, thotë tutje Kqiku.

Ai thotë se edhe pse ndodhi kjo aktakuzë maratone, tani beson që ky shtet do t’i rishikojë gjërat në detaje dhe nuk do lejojë njerëz, vetëm për synime e trillime të tentojnë të njollosin figura të ndershme dhe që kanë punuar me profesionalizëm.

“Mbi të gjitha, pas licencimit tim të përhershëm për prokurim, tani do të fillojë prapë në punën time që të kontribuoj në Departamentin e Prokurimit sepse na presin shumë punë e angazhime, vetëm për të mirën e qytetarëve tanë se ua kemi borxh”, thotë Salih Kqiku.

KOMENTE