Apeli i policisë: Ju që me veturë i dërgoni fëmijët në shkollë, mos u bëni pengesë në trafik!

Apeli i policisë: Ju që me veturë i dërgoni fëmijët në shkollë, mos u bëni pengesë në trafik!

Me 02 shtator 2019 është dita e parë e fillimit të vitit shkollor në të gjitha nivelet e shkollave të Kosovës. Policia e Kosovë ka përgatite plane të veçanta operative dhe vepruese duke dalë në teren dhe veçanërisht me një prani ma të dukshme për shkollat skaj rruge ku frekuentimi i trafikut është i intensitetit të lartë.

“Është vërejtur një dukuri ku shumë prindër që i sjellin fëmijt e tyre në shkollë i ndalojnë veturat në rrugë si në shkollën fillore :”Thimi Mitko”, “Abaz Ajeti”, “Selami Hallaqi”, por edhe në të gjitha shkollat tjera që gjenden skaj rrugëve kryesore anë e kënd Rajonit tonë, duke penguar komunikacionin ku po shkaktohen kolona të mëdha dhe po pengohet qarkullimi normal i trafiku, duke rrezikuar edhe fëmijët dhe këmbësorët që trupojnë rrugën drejt këtyre shkollave”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Ai shtoi se me qëllim të rritjes së sigurisë ma të lartë dhe preventimit nga aksidentet eventuale Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar te të gjithë vozitësit, që ti respektojnë normat dhe ligjet e trafikut, dhe në as një formë mos të pengojnë duke u ndal apo parkuar veturat e tyre pranë shkollave.

Policia e Kosovës, uron për suksese të gjithë nxënësit për fillim të mbar të vitit të ri shkollor.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe sigurisë në trafikun rrugor ku do të ndërmerr masa ndaj të gjithë shkelësve të ligjit pa dallime”, thotë zëdhënësi Hashani.

KOMENTE