DYLON

Apel nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës: Të mbrojmë natyrën e Kosovës nga zjarret!

Apel nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës: Të mbrojmë natyrën e Kosovës nga zjarret!
Avatar photo Redaksia

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

Kujdes! Të mbrojmë natyrën e Kosovës nga zjarret

EkoHigjiena

Vitin e kaluar, Kosova u përball me dhjetëra vatra zjarri që shkatërruan pyje, prona, kullota, toka bujqësore dhe dëmtuan mjedisin. Shumë prej këtyre zjarreve u shkaktuan nga pakujdesia njerëzore dhe u përhapën me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta, thatësisë dhe erërave të forta.

Edhe këtë verë po fillon një periudhë me temperatura të larta, secili prej nesh ka përgjegjësi për ta mbrojtur natyrën.

Mbrojtjen e natyrës nuk duhet ta shohim vetëm si detyrim ligjor, por një përgjegjësi morale dhe qytetare ndaj vendit tonë. Edhe pse shkaktimi i zjarreve dhe djegia e qëllimshme e sipërfaqeve janë veprime të ndaluara dhe të dënueshme me ligj, arsyeja jonë për t’i parandaluar ato duhet të jetë më shumë dashuria për natyrën e Kosovës.

Çdo pyll i djegur, çdo hektar i shkatërruar dhe çdo habitat i humbur është një humbje për të gjithë ne dhe për brezat që do të vijnë. Natyra nuk mund të zëvendësohet brenda një dite, ajo ndërtohet me dekada, ndërsa mund të shkatërrohet brenda pak minutash.

Mos ndizni zjarre në pyje, fusha apo hapësira të hapura. Mos digjni mbetje bujqësore dhe mos hidhni cigare të ndezura në natyrë. Një shkëndijë e vetme mund të shkaktojë dëme të mëdha për mjedisin, pronën dhe jetën e njerëzve.

Një moment pakujdesie mund të shkatërrojë natyrën e krijuar për mijëra vite, dhe duhen vite të tëra me radhë për të rigjenuar dëmin e shkaktuar. Andaj, kujdesi juaj sot mbron natyrën dhe të ardhmen tonë, thuhet në apelin e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.