(2L ONLINE) – Të dashur yllka, fatosa e nxënës, nesër fillon kënaqësia për ju. Lulet janë gatshme të lëshojnë nektarin e tyre për ju. Duhet të jeni të gatshëm, që të nxini sa më shumë të mundeni, sepse nektari që ju ikën, s`keni mundësi ta nxini. Bëhuni të urtë, të sjellshëm dhe bashkëpunues. Pysni çka nuk kuptoni, mos ia bëni vetes suaj rrafsh. Çdo betejë e fituar, është më afër fitores së luftës për dije, dhe sa më shumë të dijmë, aq më të vlefshëm jemi!
Shkruan: Nehat M. RAMADANI
Prindër të çmuar, jeni para një udhëkryqi te madh, e shumë të frekuentuar. Leni makinat, kënaqësitë e rrejshme dhe mësyeni vatrat mësiore, jo vetëm për ti dërguar fëmijët në shkollë, por edhe për ti përcjellur ata, sepse udhëkryqet e jetës mund ti shtyejnë andej kah nuk dëshirojmë ! Merruni me shkaqet, ne vend se të merreni me pasojat.
Bashkëpunoni ngusht me mësimdhënësi e fëmijëve tuaj, sepse kjo do t`u shpaguhet. Në vend të IP Phone, pajisini fëmijët tuaj me nga 100 lektyra, sepse aq kushtojnë. E njeriu që i lexon 100 libra, vështirë e ka të ndahet nga leximi. E leximi është ushqim për trurin …
Mësimdhënës të çmuar, ndodhemi edhe para një beteje të madhe. Është obligim yni pedagogjik, moral, kombëtar e patriotik, që nxënësve dhe prindërve të tyre t`u ofrojmë jo vetëm dije, por para së gjithash bashkëpunim, kulturë dhe respekt. Nuk është detyrë jona, vetëm ta realizojmë planprogramin mësimor, por para së gjithash, të përcjellim se thesi në të cilin po derdhim informacione, është drejtë apo jo, nxë më, apo është i mbushur!
Do të jemi përgjegjës para fëmijëve, prindërve, shoqërisë dhe para Zotit !
Drejtues të Arsimit, keni obligimin para privilegjës të na ofroni kushte sa më të mira për punë, të kërkoni dhe zbatoni disciplinën në punë, të na mbështetni dhe inkurajoni,..
Jemi të bindur se bashkë do t`ia arrijmë. Fundja, SI E KEMI ARSIMIN SOT, DO TA KEMI SHTERIN NESËR ! Për fund, të gjithë Juve një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor 2014/15, të shëndetshëm dhe të suksesshëm , e Zoti na bekoftë! /2L ONLINE/
(autori është mësimëdhënës)