DYLON

Apel ministrit Hyseni

Avatar photo Redaksia

I nderuar Ministër – Skender Hyseni
Të nderuar zëvendësministra, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës.

Opinioni publik i Kosovës dhe Sanxhakut, tashmë që dy javë po përcjellë me vëmendje nga afër të gjitha zhvillimet rreth (ende të pa suksesshme) hetimet për Ismet Kanjizhën, i zhdukur kohët e fundit në Fushë Kosovë, boshnjak nga Gucia , për të cilin ne shpresojmë se është ende gjallë.

EkoHigjiena

Me këtë thirrje publike , ne përfaqësuesit e organizatës “ Kosova për Sanxhakun” , duam të theksojmë seriozitetin e këtij rasti, dhe kërkojmë që t’i kushtohet rëndësi shumë më të lartë në prioritet e punës së ministrisë tuaj, dhe presim angazhimin tuaj personal në rritjen e cilësisë dhe intensifikimin e dinamikës së hetimeve të mëtejshme.

Besojmë se është i arsyeshëm besimi ynë në punën tuaj profesionale dhe angazhim të sinqertë dhe të përgjegjshëm që Ismet Kanjiza sa më shpejt të jetë e mundur të gjendet i gjallë, dhe presim rezultat pozitiv të përfundimit të rastit i cili do të lehtësojë ankthin dhe shqetësimin e opinionit , këtu në Kosovë, dhe në Sanxhak.

“Kosova për Sanxhakun”
Kryetar Ismet Azizi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.