DYLON

Apel i Policisë: Kujdes, reshjet e shiut, borës dhe ngricat e mundshme krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor

Apel i Policisë: Kujdes, reshjet e shiut, borës dhe ngricat e mundshme krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor
Avatar photo Redaksia

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut e të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë nga të reshurat e shiut dhe në rrugë të mbuluara me borë dhe me mundësi të paraqitjes së ngricave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës apelon për sigurinë në trafik!

EkoHigjiena

Kushtet aktuale atmosferike: Reshjet e shiut, borës dhe ngricat e mundshme krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor.

Këshilla për shoferët:

Mbani distancën e sigurisë mes mjeteve.

Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Ngadalësoni gjatë ngasjes në rrugë me shi e të mbuluara me borë dhe akull.

Pajisuni me gomat dhe mjetet dimërore.

Siguria juaj është prioritet! Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës, thuhet në njoftimin e policisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.