DYLON

Apel deputetëve të ndihmojnë sektorin e Hotelerisë dhe Turizmit

Apel deputetëve të ndihmojnë sektorin e Hotelerisë dhe Turizmit
Avatar photo Redaksia

“Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHTK), kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të miratojnë vendimin për uljen e TVSh-së nga 18% ne 8% për të gjitha bizneset e Hotelerisë dhe Gastronomisë”,thotë Hysen Sogojeva, kryetar i OHTK-së

Sipas tij, Qeveria e Kosovës që nga data 27.06.2020 ka miratur kërkesën e OHTK-së të kahmotshme që të ulet TVSh-ja nga 18% ne 8% për të gjitha bizneset e Hotelerisë dhe Gastronomisë, por kjo kërkesë ka mbetë të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

“Qeveria e ka pranuar këtë kërkesë dhe atë deri më datë 31.12.2021, ku do të jetë ndihmës për këto biznese, andaj kërkojmë që sa më parë këtë vendim ta miratojnë deputetët e Parlamentit të Kosovës.

EkoHigjiena

Deputët e Parlamentit të Kosovës duhet ta votojnë këtë kërkesë, për të mirën e Hotelerisë dhe Gastronomisë”, thotë Sogojeva.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.