DYLON

Anulohet shfaqja “Unë jam vetë grua”, e planifikuar të mbahet sonte

Anulohet shfaqja “Unë jam vetë grua”, e planifikuar të mbahet sonte
Avatar photo Redaksia

Teatri i Qytetit të Gjilanit, përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka anuluar shfaqjen “Unë jam vetë grua”, e planifikuar të mbahet sonte, e shtunë më 6 shtator 2025.

Njoftim i plotë:

EkoHigjiena

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka humbur një pjesë të rëndësishme të familjes së tij – kolegun dhe mikun tonë të çmuar, Florim Gagica, i cili për vite me radhë i shërbeu me përkushtim dhe dashuri skenës sonë.

Në nderim të jetës dhe kontributit të tij, ju njoftojmë se shfaqja “Unë jam vetë grua”, e planifikuar të mbahet sonte, e shtunë më 6 shtator 2025, anulohet.

Kujtimi për Florimin do të mbetet gjithmonë pjesë e Teatrit të Gjilanit.

Teatri i Qytetit të Gjilanit

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.