DYLON

Anulohet shfaqja e paraparë për sonte

Anulohet shfaqja e paraparë për sonte
Avatar photo Redaksia

Ëshët ndarë nga jeta aktori i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, Enver Petrovci.

“Në nderim të figurës së madhe të artit dhe kulturës shqiptare, aktorit Enver Petrovci, Teatri i Gjilanit anulon shfaqjen e planifikuar për sonte, “Jam unë Ajo””, thuhet në njoftimin e Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

EkoHigjiena

Njoftimi I plotë i Teatrit

Të dashur miq të teatrit,

Në nderim të figurës së madhe të artit dhe kulturës shqiptare, aktorit Enver Petrovci, Teatri i Gjilanit anulon shfaqjen e planifikuar për sonte, “Jam unë Ajo”.

Ky vendim është shenjë respekti dhe dhimbjeje për humbjen e një personaliteti që la gjurmë të pashlyeshme në skenën dhe jetën tonë kulturore.

Teatri i Gjilanit bashkëndan dhimbjen me familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin artistik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.