DYLON

Anulohet Mbledhja e Jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Anulohet Mbledhja e Jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Njësia e Kuvendit ka bërë me dije se është anuluar Seanca e Jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit e paraparë për tu mbajtur më 04.06.2025.

Për në këtë seancë ishte e paraparë një pikë e rendit të ditës: “Draft Rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Administratën komunale”, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ndërkohë, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu në një sqarim të tij ka thënë se duke e parë se edhe versioni i përmirësuar i Rregullores ka ende gabime esenciale, ka vendosur të shtyhet seanca e paraparë për nesër.

“Seanca do të mbahet më 12.06.2025, me qëllim që të jepet kohë e mjaftueshme për përmirësimin e saj dhe për të dalë me një rregullore praktike dhe të drejtë për të gjithë shërbyesit civilë”, ka thënë kryesuesi Kadriu. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.