DYLON

Anulohen dy çmime letrare

Anulohen dy çmime letrare
Avatar photo Redaksia

Pas verifikimit të krijimeve të shpërblyera në  pjesën letrare të Manifestimit “Flaka e Janarit” 2021

ANULOHEN DY ÇMIME LETRARE

EkoHigjiena

Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës , Ars Clubi “Beqir Musliu”,me seli në Gjilan, si projektues dhe organizues i pjesës letrare të Manifestimit kombëtar të Kulturës “Flaka e Janarit” 2021, të titulluar si “Pena e Flakës”, përkatësisht Grupi i Punës i kësaj shtylle të Manifestimit në përbërje Sabit Rrustemi, Albina Idrizi e Nexhat Rexha, ka bërë verifikimin e krijimeve të shpërblyera letrare nga ana e Jurisë profesionale ( Adem Gashi, Linditë Ramushi Dushku e Mehmetali Rexhepi ) dhe i konstaton këto gjetje:

  • Poezia e shpërblyer me Çmimin e dytë nga ana e Jurisë, e titulluar BALADË, me shifër “Vetëm 5 minuta” autore e së cilës doli të jetë Rozafë Shpuza nga Shkodra,  është  publikuar më parë në gazetën ( Portal ) OBSEVERKULT,  me datën 17 tetor 2019.
  • Tregimi i shpërblyer me Çmimin e tretë nga ana e Jurisë letrare, i titulluar PALLATI I SORRAVE, pa shifër,që doli të jetë më pas i Bajramali Selimit nga Gostivari, gjithashtu rezultoi i publikuar me datën 3 janar 2021 në Portalin A NEËS 24

Nisur nga këto dy të dhëna,  shihet qartë se publikimi paraprak i këtyre dy krijimeve e zhvlerëson anonimitetin e tyre dhe bie ndesh me kriteret  e Konkursit anonim letrar, të bëra publike që nga 9 dhjetori i vitit 2020 e deri më 9 janar 2021, në faqen zyrtare të komunës së Gjilanit, në disa portale gjithashtu po edhe përmes rrjeteve sociale nga anëtarët e Ars Clubit “Beqir Musliu”,kritere këto që kanë qenë fuqi tash e tridhjetë vjet.

Prandaj, këto dy Çmime, anulohen vetvetiu.

Mbetemi me shpresë që raste të tilla të mos na përsëriten, e krijuesit letrar, kudo që ndodhen e krijojnë shqip, derën  gjithnjë do ta kenë të hapur, në përputhje me traditën tashmë tridhjetëvjeçare të këtij Manifestimi.

Për Ars Clubin “Beqir Musliu”

Sabit Rrustemi,

Albina Idrizi

Nexhat Rexha

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.