DYLON

Antilopa me dëshirë kalon në gjirafë

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ardian Hyseni

/2L ONLINE/ – Një shkrim jo parimor dhe jo shkencor gjendet edhe në librin Biologjia për klasën e 8-të në faqe 114 që flitet për të arriturat e evolucionit shih fig. ndër të tjera thuhet se përpos fosileve që janë gjetur dëshmojnë edhe provat tjera, se bota e gjallë nuk ka qenë e njëjtë me atë që është edhe sot, ku Darvini në këtë rast bazohet në shkrimet e natyralistit francez Lamarku, e që ky natyralist krejt jo shkencore merr shembull gjirafën, gabimi i parë që duhet të përmirësohet është se “Gjirafa” shenohet me “Gj” të butë e jo ashtu me “Xh” të xhamit si që është e shkruar.

EkoHigjiena

Shkrimi vazhdon me gafe të tjera për gjirafen, sipas Lamarkut gjallesat i kalonin veçoritë e fituara gjatë jetës së tyre nga një gjeneratë në tjetrën e kështu evoluuan. P.sh. gjirafat evoluuan nga antilopat, lexo tekstin në figurë, “qafa dhe këmbët e gjata të gjirafës janë krijuar nën ndikimin e dëshirës për t’i mbrrirë edhe gjethet më të larta të bimëve”. Kështu Darvini e përdori “tezën e kalimit të veçorive të fituara” të propozuar nga Lamarku, si faktorin bazë që i bëri gjallesat të evoluojnë.

Çka ti themi këtij shkrimi pos një injorim i shkencës nga këta autor të kohës së kaluar. Po ta zëmë se kjo është e vërtetë atëherë edhe qafa e njeriut i ka 7 unaza sikurse edhe qafa e gjirafës, nuk më mbetet tjetër pos ti porosis të ritë të zgjasin kokën ose vërtetë po del se evolucioni shkruhet me përralla, ju kujtohet kur disa të pa shkolluar i thonin fëmijëve të tyre që të luajnë basketboll sepse do të zgjatën.

Ky lloj i vetëquajtur shkencë “evolucion” propozon një teori alternative se qafa e gjatë e gjirafës ka evoluar si një karakteristikë e riprodhimit seksual, duke i dhënë një avantazh meshkujve në “Garat e puthjeve” për të vendosur dominimin dhe për ti fituar femrat për riprodhim. Më thoni ku është shkenca këtu!

Por të dy, Darvini dhe Lamarku, gabuan sepse në kohën e tyre jeta mund të studiohej vetëm me teknologji primitive dhe në një nivel të papërshtatshëm dhe kohë shumë të papërshtatshme, sepse në atë kohë kush ishte kundër Marksit (komunizmit), ishte kundër njerëzimit dhe se edhe shkencën ati ia përshtatën.

Por shkencëtarët tonë kur e shkruanin këtë libër harruan se në kohën e Darvinit dhe fushat e shkencës si gjenetika dhe biokimia nuk ekzistonin as si emër, kështu teoritë e tyre duhet të mbështeteshin krejtësisht në fuqinë e imagjinatës. Prandaj evolucioni bazohet në numrin e kromozomeve në prejardhjen e llojeve, prandaj kjo del se gjirafa nuk ka prejardhje prej antilopës por nga iriqi sepse numri i kromozomeve është i njëjtë te të dy llojet e shtazëve. /2L ONLINE/

/Autori është Magjistër i Biologjisë/