DYLON

Antikorrupsioni ia tërheq vërejtjen komunës së Kamenicës

Avatar photo Redaksia

Agjencia Kundër Korrupsionit ka evidentuar shkelje ligjore në tenderin me titull “Furnizim me material për zyre dhe material nga shtypi”. Në një shkresë të kësaj agjencie që i është dërguar kryetarit të Kamenicës, Begzad Sinani dhe shefit të Prokurimit, Ejup Kastrati, rekomandohet anulimi i kësaj procedure të prokurimit dhe kërkohet që në të ardhmen të shmangen dhe të mos përsëriten praktika të tilla.
“Agjencia Kundër Korrupsion ka identifikuar këtë aktivitet ë Prokurimit si lëndë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit, është hasur në një kriter që është në kundërshtim me ligjin në fuqi për Prokurimin Publik të Kosovës”, thuhet në shkresë./kamenicapress/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.