DYLON

Antidroga e Policisë arrestoi tre persona të dyshuar, sekuestroi kokainë, një armë dhe mbi 10 mijë euro para

Antidroga e Policisë arrestoi tre persona të dyshuar, sekuestroi kokainë, një armë dhe mbi 10 mijë euro para
Avatar photo Redaksia

Në dy operacione të ndara në Pejë dhe Prishtinë, Antidroga e Policisë arrestoi tre persona të dyshuar, sekuestroi kokainë, një armë dhe mbi 10 mijë euro para

Rasti i parë:

EkoHigjiena

Policia e Kosovës, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë, në mbështetje të njësive për reagim të shpejtë (NJRSH), në bashkëpunim e koordinim me Prokurorinë e krimeve të rënda në Pejë dhe me urdhër të organeve kompetente të drejtësisë, sot me datë 28.04.2022 rreth orës 10:50, ka realizuar një kontroll në një shtëpi banimi në Pejë, në të cilën dyshohej se jetonte personi i dyshuar me iniciale (B.L.).

Gjatë realizimit të operacioni të kontrollit nga antidroga e Policisë në shtëpinë e të dyshuarit të lartcekur, në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe sekuestruar substancë të dyshuar narkotike në formë pluhuri ngjyrë të bardhë e dyshuar për Kokainë, e mbështjellë në 163 qese të vogla të tejdukshme, të cilat pasi janë peshuar ka rezultuar se pesha e tyre është rreth 55.1 gram.

Vlen të potencohet se qeset e vogla ishin të gatshme per shitje, dhe ishin të fshehura në dy shishe plastike njëra me mbishkrimin “Cink” dhe tjetra “Orbit White”.

Janë sekuestruar Dhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë Euro (10,670 Euro), dy telefona mobil Iphone; njëri Iphone 13 Pro Max dhe tjetri Iphone 8.

Gjithashtu, janë bastisur edhe dy shtëpi tjera banimi që i dyshuari ka shfrytëzuar kohë pas kohe për veprimtarinë e shitjes dhe fshehjes së substancave narkotikeve.

Personi i dyshuar i lartcekur me iniciale është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorisë për krime të rënda në Pejë, i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, për procedura të mëtejme.

Rasti i dytë:

Sot më 28.04.2022, rreth orës 14:00, Sektori qendror i antidrogës në Prishtinë, pas hetimeve disa mujore ka realizuar një operacion të suksesshëm në Prishtinë të koduar me emrin “ Porosia”, ku janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar duke kryer shitblerjen e një sasie të substancës së dyshuar narkotike, si kokainë. Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni në shtëpinë e të dyshuarit në Stanovc të Vushtrisë është kryer një bastisje/kontroll dhe si prova materiale janë gjetur rreth 200 gram substancë e dyshuar narkotike-kokainë, një pushkë e gjatë dhe dy dokumente të një shteti të huaj me identitet të të dyshuarit.

Policia e Kosovës me njësitet kompetente të saj mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha veprave kriminale, përderisa luftë e pa kompromis po zhvillon dhe do të zhvilloj ndaj abuzuesve dhe kontarbanduesve me substanca narkotike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.