/2L ONLINE/ – Të martën në Komunën e Kamenicës do të vie për të performuar Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Nakem” nga Bursa e Turqisë. Ky Ansambël përbëhet nga një grup prej 35 anëtarësh, dhe në mbrëmje nga ora 20:30 do të performojnë me valle në Sheshin “Metush Krasniqi” në Kamenicë.
Gjatë ditës Ansambli “Nakem” do të pritet nga Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, Nënkryetari Fatmir Matoshi dhe drejtoresha e Kulturës Venera Dërmaku – Rexha.
Gjithashtu ky ansambël do të takohet edhe me Ansamblin “Albana” nga Kamenica. Anëtarët e Ansamblit “Nakem” janë fëmijë të shqiptarëve të shpërngulur në Turqi. /2L ONLINE/