DYLON

Ansambli “Gjilani” u vlerësua me “Vendin e Tretë” dhe fitoi edhe Çmimin ”Trashëgimia e lojës dhe ritualit popullor”

Ansambli “Gjilani” u vlerësua me “Vendin e Tretë” dhe fitoi edhe Çmimin ”Trashëgimia e lojës dhe ritualit popullor”
Avatar photo Redaksia

Ansambli i Këngëve dhe Valleve AKV “GJILANI” mori pjesë në edicionin e 24-të të Festivalit Kombëtar Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili u mbajt përgjatë tre netëve me radhë, duke bashkuar 15 grupe artistike nga mbarë vendi dhe diaspora.

Me punë, përkushtim dhe performancë dinjitoze, Ansambli AKV Gjilani u vlerësua me Vendin e Tretë dhe gjithashtu fitoi Çmimin: ”Trashëgimia e lojës dhe ritualit popullor”, dëshmi e përkushtimit të secilit anëtar që dha më të mirën për këtë paraqitje.

EkoHigjiena

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë anëtarët e ansamblit, pa të cilët ky sukses nuk do të ishte i mundur. Përkushtimi, puna dhe dashuria për kulturën tonë u reflektuan në çdo hap skenik, thuhet në njoftimin e AKV “Gjilani”.

Gjithashtu, falënderojmë Këshillin Organizativ të Festivalit, si dhe drejtorin Muharrem Morina, për ftesën dhe mikpritjen që na mundësuan të jemi pjesë e këtij evenimenti të rëndësishëm kulturor, thuhet në njoftimin e AKV “Gjilani”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.