DYLON

Ansambli “Gjilani” mirëpret delegacion nga Bursa, theksohet bashkëpunimi kulturor

Ansambli “Gjilani” mirëpret delegacion nga Bursa, theksohet bashkëpunimi kulturor
Avatar photo Redaksia

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” ka mirëpritur sot në ambientet e tij një delegacion nga Bursa e Turqisë, në kuadër të një vizite që synon forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve.

Afrim Haziri, drejtor i Ansamblit tha se mysafirët nga Bursa, të cilët paraprakisht zhvilluan edhe një takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, u njohën nga afër me aktivitetet artistike të ansamblit, si dhe me përkushtimin e tij në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

EkoHigjiena

Në përbërje të delegacionit ishin Hüseyin Özkan, kryetar i Komisionit për Ballkan në qytetin e Bursës, Nesrin Çakıroğlu Aksit, kryetare e shoqatës “Bursa Olympus”, si dhe znj. Gülçin, anëtare e komisionit në “Bursa Olympus”.

Po ashtu, sipas drejtorit të Ansamblit “Gjilani”, Afrim Hazirit, në këtë takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe krijimi i urave të reja ndërmjet institucioneve dhe organizatave kulturore.

Përfaqësuesit e ansamblit shprehën mirënjohje për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët turq, duke vlerësuar veçanërisht bashkëpunimin e deritanishëm me Hüseyin Özkan.

“Nga kjo vizitë pritet që në të ardhmen të konkretizohen projekte të reja dhe bashkëpunime të përbashkëta në promovimin e kulturës”, ka thënë Haziri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.