DYLON

Ansambli “Gjilani” kthehet në Gjilan me Çmimin e Parë nga “Ballkan Fest” në Kumanovë!

Ansambli “Gjilani” kthehet në Gjilan me Çmimin e Parë nga “Ballkan Fest” në Kumanovë!
Avatar photo Redaksia

Ansambli “Gjilani” shpallet fitues i Festivalit Ndërkombëtar “Ballkan Fest” edicionin V, duke marrë edhe çmimet më të rëndësishme të edicionit si:

Çmimi:  “Orkestra më e mirë”  – Nën dirigjimin e Maestros Burhan Azizi

EkoHigjiena

Çmimi: ”Këngëtarja më e mirë” – Lumturie Shabani Taria

Çmimi: ”Instrumentalisti më i mirë” – Arnis Rexhepi

Drejtuesit e Ansamblit thanë se një falënderim i veçantë shkon për jurinë profesionale e përbëre nga: Prof. Dilaver Kryeziu, Ismet Bexheti, Hidaver Osmani – DIDI dhe koreografi nga Turqia Xhelal Yalçin, si dhe për drejtorin e festivalit Prof. Ilir Latifi, për organizimin e mrekullueshëm.

Përndryshe, në këtë festival morën pjesë ansamble nga Turqia, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia e vende të tjera të Ballkanit.

“Faleminderim i madh për Orkestrën Profesionale maestro Burhan Azizi, Flamur Bucaliu, Arzie Jusufi, Reshat Beqiri, Urim Toska, Afrim Leka, Halit Isufi, Fazli Berisha. 

Solistët tanë që shkëlqyen në skenë: Lumturie Shabani, Sirije Gagica, Qemajl Musliu, Adnan Leka, Berat Demiri, Eroll Ahmeti, Gramos Daku.

Valltarët tanë të jashtëzakonshëm: Sevdail Sherifi, Enis Ahmeti, Astrit Daku, Labinot Ferati, Lorian Halili, Vesel Veseli.

Grupi i Vajzave :Kanina Emini, Adisa Daku, Albiona Beqiri, Tiara Haziri, Anika Shala.

Grupi Burimor i dha jehonë festivalit me surle e tupan: Behlul Rexhepi,Riza Rexhepi,Ardit Rexhepi, Arnis Rexhepi.

Falënderim me dedikim të veçantë për “Çmimin e Parë” me shumë nder i dedikohet ish-drejtorit të Ansamblit “Gjilani”, të ndjerit Nehat Ferati”.

“Nehat, faleminderit që na mësove të jemi triumfues në çdo skenë e në çdo vend. Shembulli yt do të mbetet përherë udhërrëfyes për ne”, thuhet në njoftimin e Ansamblit “Gjilani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.