Ansambli “Gjilani” i ftuar në Festivalin “Oda Dibrane” në Peshkopi (VIDEO)
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është ftuar të jetë pjesë e edicionit të 32-të të Festivalit “Oda Dibrane”, që do të mbahet më 9 dhe 10 tetor 2026 në Dibër të Madhe dhe Peshkopi.
Ftesa është bërë nga Shoqata Kulturore Artistike “Oda Dibrane”, me qëllim që Ansambli “Gjilani” të prezantojë një program artistik me këngë dhe valle të traditës shqiptare.
Portali 2LONLINE.com, ka parë nga afër ushtrimet e këtij Ansambli derisa drejtori, Afrim Haziri është prononcuar në lidhje me këtë përfaqësim që do ta kenë AKV “Gjilani në “Oda Dibrane” në Peshkopi.
“Për ne është kënaqësi të jemi pjesë e këtij festivali të rëndësishëm dhe të përfaqësojmë qytetin e Gjilanit me vlerat tona kulturore e artistike. Një falënderim i veçantë për drejtorin e festivalit, z. Veli Vraniçi, për ftesën dhe besimin e dhënë ndaj Ansamblit “Gjilani”, ka thënë ndër tjerash, drjetori i AKV “Gjilani”, Afrim Haziri. /2LONLINE/
