DYLON

Ansambli “Gjilani” fitues i vendit të parë në Festivalin Ballkanik mbajtur në Kumanovë

Ansambli “Gjilani” fitues i vendit të parë në Festivalin Ballkanik mbajtur në Kumanovë
Avatar photo Redaksia

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është kthyer nga Kumanova ku ishte pjesëmarrës në Festivalin e parë Ballkanik “Balkan Fest 2021”, në Kumanovë te Maqedonisë se Veriut.

Nehat Ferati, kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”,  ka thënë se ky ansambël pati paraqitje të suksesshme dhe nga juria profesionale u vlerësua me vendin e parë, me këtë rast e falënderon jurinë për vlerësimin.

EkoHigjiena

Ferati tha se para një publiku të shumtë e artdashës, u interpretuan valle burimore e koreografike, dhe këngë të përzgjedhura nga këshilli artistik i Ansamblit, me veshje kombëtare dhe kolorit të shkëlqyer dhe u prit jashtëzakonisht mire nga publiku.

“Në këtë ngjarje kulturore Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, është paraqitur krahas shumë vendeve pjesëmarrëse dhe janë vendosur kontakte të shëndosha me të gjitha Ansamblet dhe grupet e të gjitha shteteve të tjera. Kjo pjesëmarrje Gjilani në këso lloj ngjarjesh kulturore konsiderohet shumë e dobishme për shkëmbimin e eksperiencave te të rinjtë ku iu dha mundësia që të shkëmbejnë përvoja dhe vizione të ndryshme mes tyre”, ka thënë ai.

Ferati tutje theksoi se pjesëmarrja e Ansamblit si përfaqësues i Komunës së Gjilanit dhe Republikës së Kosovës ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe dinjitoze.

“Falënderim i veçantë për organizatoret ne krye me drejtuesin artistik të festivalit, Ilir Latifi për organizimin e shkëlqyer dhe pritjen e jashtëzakonshme.  Pjesëmarrja e  AKV “Gjilani” në këtë Festival është mundësuar nga kontributi i jashtëzakonshme i anëtarëve te ansamblit dhe Komuna e Gjilanit – Zyra e Kryetarit, Lutfi Haziri -Drejtoria për Kulturës, Rinisë dhe Sport.

Falënderojmë gjitha institucionet lokale dhe qendrore për mbështetjen e Ansamblit dhe Aktiviteteve të tilla, me synimin që të ruhen dhe te kultivohen vlerat tona tradicionale dhe shpirtërore, me shpresën që në të ardhmen mbështetja do të jetë edhe me e fuqishme”, ka thënë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.