Ansambli “Gjilani” është shpërblyer me çmimin e publikut në Festivalin e Bashkisë së Mat

Ansambli “Gjilani” është shpërblyer me çmimin e publikut në Festivalin e Bashkisë së Mat

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI” nga Gjilani është shpërblyer me çmimin e publikut në Festivalin e Këngës Epike dhe Lirike, i cili është mbajtur në Bashkinë e Matit, përkatësisht në qytetin e Burrelit të Shqipërisë, ka bërë me dije, Nehat Ferati, kryetar i këtij Ansambli.

Siç ka thenë, ai, Ansambli është paraqitur me këngë të pastra shqipe, kryesisht të trevës sonë.

“Edhe pse po përballemi me vështirësi të mëdha, Ansambli ynë po arrin të ruaj dhe kultivoj traditar tona shekullore, duke iu falenderuar artistëve të shumtë gjilanas që kanë vullnet të pa thyeshëm për t‘i ruajtur këto vlera.

Ferati ka faleminderuar jurinë profesionale për vlerësimin, e mbi të githa organizatorin e Bashkisë së Matit dhe drejtorin Sokol Meta për pritjen, i cili me angazhim të madh e sakrificë ka arritur për t’a organizuar një ngjarje si kjo, me kaq vlera kulturore.

KOMENTE