DYLON

ANP organizon trajnim katër ditor në Ulqin

Avatar photo Redaksia

Gazmend Murseli, përfaqësues i ANP-së, i tha Portalit të Lajmeve Lokale “2lonline”, se projekti “Të ndryshojmë diçka përmes artit” ka për qëllim të nxisë të rinjtë e regjionit të Gjilanit që të rishqyrtojnë veprimet e tyre dhe të zbulojnë mekanizma të rinj për krijimin e një ambienti paqësor, ku toleranca dhe dialogu ndëretnik do të jenë shtyllat kryesore për respektimin dhe pranimin e dallimeve.

Murseli tha se kjo do të kontribuojë që të rinjtë përmes aktiviteteve kreative dhe artistike t’i shprehin haptas qëndrimet dhe opinionet e tyre për problemet në komunitet, si dhe të marrin pjesë në fushatën avokuese për krijimin e një qendre shumë kulturore në komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

Sipas tij, në kuadër të këtij projekti do të realizohen aktivitete të ndryshme dhe njëra ndër to edhe trajnimi për transformim të konfliktit me temat: komunikimi/komunikimi i pa dhunshëm, punë ekipore, marrja e përbashkët e vendimeve, aksioni i pa dhunshëm, perceptimi, avokimi dhe kreativiteti.

Përndryshe, trajnimi 4 ditor do të mbahet prej datës 01.10 – 05.10.2010 në Ulqin, Mali i Zi.

Për të mësuar më tepër për metodologjinë, kriteret për pjesëmarrje, mënyrën e aplikimit dhe të dhëna të tjera, në anën e djathtë mund të shkarkohet aplikacioni, të cilën pasi ta plotësoni mund ta dërgoni në e-mail adresën [email protected] më së voni deri më 18.09.2010

Në këtë trajnim do të marrin pjesë 20 pjesëmarrës nga të gjitha komunitetet e regjionit të Gjilanit. Pasi që numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ANP fton aktivistët e OJQ-ve, njerëzit aktiv në media, mësimdhënësit, artistët, përfaqësuesit e partive politike, studentët dhe individët e motivuar që të aplikojnë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.