DYLON

ANP “Adem Jashari” arrin numrin prej dy milionë pasagjerësh

ANP “Adem Jashari” arrin numrin prej dy milionë pasagjerësh
Avatar photo Redaksia

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në përzgjedhjen e pasagjerit të 2 miliontë nga aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Duke i uruar krerët e ANP “Adem Jashari” dhe pasagjerët, ministri Lekaj tha se ky aeroport tashmë ka dëshmuar cilësi dhe siguri në udhëtime, ndërsa performanca do të ngritët edhe shumë me zgjerimin e pistës së saj, në të cilën po punohet aktualisht.

Lekaj po ashtu tha se Ministria e Infrastrukturës por edhe Qeveria e Kosovës do të jenë përkrahës të fuqishëm të ANP-së. Bashkë me stafin e aeroportit, ministri Lekaj, udhëtarit të dy miliontë i dorëzuan një dhuratë simbolike në shënim të këtij momenti simbolik për ANP “Adem Jashari”.​

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.